67% e grave kanë përjetuar një nga format e dhunës në jetën e tyre; ekonomike, fizike apo seksuale. 62% e grave raportojnë se kanë përjetuar dhunë psikologjike nga partneri i tyre. 34% e grave janë shprehur në anketë se kanë hasur ngacmim seksual gjatë jetës së tyre sidomos në kohën kur ishin të mitura.
Gratë dhe vajzat që morën pjesë në studim u pyetën nëse në dijeninë e tyre babai kishte goditur apo rrahur ndonjëherë nënën e tyre. Në total, 18.6% e grave dhe vajzave raportuan se ishin në dijeni që babai i tyre kishte abuzuar fizikisht me nënën e tyre. Gjë që tregon ambjetin e dhunshëm në të cilën rriten dhe edukohen fëmijët.
Këto të dhëna dhëna shqetësuese mbi dhunën ndaj grave janë pjesë e studimit të fundit të Institutit të Shëndetit Publik dhe UNFPA-së në Shqipëri. Si avokatuese dhe promovues e shëndetit riprodhues të grave dhe vajzave, mbrojtjes së të drejtave të njeriut, realizimi i studimit të mbështetur nga UNFPA në Shqipëri i referohet një kampioni prej 1,858 grash shqiptare të moshës 18-74 vjeç. Qëllimi i këtij studimi ishte të vlerësonte prevalencën dhe pasojat e dhunës nëpërmjet një modeli kampionimi me shumë faza, të shtresëzuar dhe me probabilitet rastësor.
Lidhur me arsyet e dhunes, studimi tregon se varfëria ishte një parashikues i fortë dhe i rëndësishëm i dhunës fizike të përjetuar.Gratë në varfëri ka gjasa të përjetojnë 2 herë më shumë dhunë fizike se sa gratë që jetojnë me mirëqënie dhe që kanë një pavarësi financiare.
Përsa i takon statusit, gratë në martëse raportojnë dy herë më shumë përdorimin e dhunës se ato që janë në një lidhje por të pazyrtarizuar në martesë.
Referuar arsimit, studimi i ISHP-së dhe UNFPA-së në Shqipëri tregon se gjasat për të përjetuar dhe pranuar dhunën janë 40% me të ulta tek gratë e arsimuara se sa tek ato me arsim të ulët apo të mesëm.
Përsa i takon karakteristikave socio-demografike, gjasat për të jetuar në zona veriore krahasuar me zonat jugore të Shqipërisë ishin të paktën dy herë më të larta tek gratë që raportuan dhunë fizike gjatë 12 muajve të fundit para kryerjes së studimit
Eskpertët e ISHP-së dhe ekspertët e UNFPA-së në Shqipëri gjetjet i prezantuan para deputetëve të Komisionit Parlamentar të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë si dhe në Nënkomisionin Parlamentar për Barazinë Gjinore dhe Parandalimin e Dhunës ndaj Gruas me qëllim njohjen e situatës dhe nevojën për rishikimin e legjislacionit për ashpërsimin e mëtejshëm të masave për dhunuesit në familje.
Përsa i takon politikave sociale dhe iniciatiave ligjore, qeveria ka ndërmarrë disa hapa si dhënien e ndihmës ekonomike grave dhe jo burrave si kryefamiljarë. Gjithashtu është ashpërsuar kodi penal për rritjen e dënimit për dhunuesit në familje dhe si është inkurajuar pushteti gjyqësor për të marrë në shqyrtim më shpejt rastet e dhunës së kallëzuar nga gratë por edhe në shpejtësinë e dhënies së urdhrave të mbrojtjes me qëllim shmangien e incidenteve të tjera të padëshirueshme deri në fatalitet.
Fax