Astrologia e njohur, Meri Shehu, ishte mëngjesin e sotëm e ftuar në studion e “Wake Up”, ku bëri parashikimin e yjeve për 12 shenjat e horoskopit për muajin qershor.

Por jo vetëm kaq, pasi moderatorët e emisionit e pyetën Merin edhe në lidhje me ndeshjen Shqipëri-Serbi që do të luhet më 7 qershor në “Arena Kombëtare”.

Shehu u shpreh se të dyja vendet janë të shenjës së Bricjapit dhe shtoi se do ishte mirë që ndeshja të ndahej 0-0.

Pjesë nga intervista:

Kemi ndeshjen e Shqipërisë me Serbinë…

Që të dyja shtetet jemi Bricjapë. Po ne duam që të fitojë Shqipëria, edhe të dua unë të them ndryshe se bëj dot. Unë them që do të fitojë Shqipëria.

Sa? Na jep një parashikim, sa gola?

Nuk të bëj dot një parashikim të tillë në këtë rast

Po situata si do jetë? Do jetë e tensionuar?

Unë mendoj se është mirë të ndahet 0-0 ky muhabet dhe jemi në rregull

Po pse?

Po Serbia ka skuadër të mirë se s’po flasim vetëm nga ana patriotike këtu. Serbia është një skuadër e vështirë. Por ne jemi në vendin tonë, kemi mundësitë tona.