Mario Mitaj thotë se kombëtarja aktualisht është e fokusuar vetëm te ndeshja e radhës me Kroacinë.
Në një konferencë për mediat, mbrojtësi u shpreh se ekipi ka analizuar Kroacinë, më pas do shihet ndeshja me Spanjën.
Lidhur me kritikat ndaj Elseid Hysajt për pësimin e golit të dytë ndaj Italisë, Mitaj deklaroi se Hysaj ka kontribuar shumë për kombëtaren.
“Mund të jetë edhe pak faji im, të gjithë si skuadër, krosimi nuk duhet të ishte bërë, por duhet ta përmirësojmë në stërvitje. Besoj se po, varet nga tifozët, nëse do të vijnë në stadium. Ne po përgatitemi, kemi analizuar shumë mirë Kroacinë, tani na intereson vetëm Kroacia, shpresoj të marrim rezultat të mirë, më pas shohim edhe Spanjën. E bukur nuk është të kritikosh një lojtar që ka kontribuar shumë me kombëtaren, ka dhënë shpirtin për kombëtaren. Nuk është gjë e bukur. Secili bën kritikën e vet”, theksoi Mitaj./abcnews.al