
Avokati Ilirian Dyzeni, mbrojtës i Besian Xhixhës, pretendon se u kërcënua nga i penduari Nuredin Dumani, në seancën gjyqesore për dosjen “Plumbi i artë”.
Avokati braktisi seancën, duke deklaruar: “Nuk toleroj mua të më kërcënojë dikush në sallë dhe prokurori të mos reagojë. Nuk mund të më bëjë ai presion mua. Nuk dëgjoj unë atë të më thotë “të fus në listë, je në ofertë”.
Gjykata urdhëroi punonjësit e policisë të largojnë nga salla të penduarin dhe ndërpreu seancën për pak minuta.
I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, ka vazhduar në seancë t’u përgjigjet pyetjeve të avokatit.
Ai ka rrëfyer kontaktet me Behar Bajrin dhe çfarë ai i kishte kërkuar në këmbin të Talo Çelës.
Henrik Hoxha pyet Nuredinin: Nga e kemi nisur porosinë për familjen Masha?
Nuredin Dumani: Ne kemi marrë foto të familjarëve të Lulzim Mashës.
Henrik Hoxha: Kemi marrë foto për djalin e tij. Arsyen e kam shpjeguar. Djali nuk po vinte, se ishte në Maqedoni. Interesimin për hyrjen e tij nga Maqedonia e bënte “Sakati” (Baho). Djali mund të vinte me 200 mijë euro me vete. Këto ishin ekstra që ne do t’i ndanim me njëri-tjetrin, përveç porosisë 150 mijë euro. Ne pritëm disa muaj. Do ta them më vonë për kë u bë. Në mungesë të djalit, menduam të vrasim të atin, e që më pas djali të vinte për varrimin e të atit.
Avokati: A njeh një Elton Basha?
Nuredin Dumani: Po është miku im nga Burreli. Shkurt i thërrisja Toni, ndërsa në telefon e kisha me emrin “Bisha”. Herën e fundit e kam takuar në Kosovë. Erdhi disa herë tek unë. E kam takuar si shok.
Avokati: Si ke folur me Behar Bajrin?
Nuredin Dumani: Kam folur përmes Elton Bashës dhe Arlind Bushatit, që u vra. Deri në atë moment nuk kisha folur ende me Behar Bajrin. Fillimisht çova një djalë nga Dibra. U nisëm natën. Gjithë natën mbajta kontakt me Eltonin. Janë takuar në një fushë. Ata ishin disa veta. Unë isha në Kosovë.
Avokati: Çfarë kërkoi Behar Bajri?
Nuredin Dumani: Fola në telefon, madje pak të tensionuar. Më kërkoi të bëja goditje, Dorian Dulin, Genc Tafilin e të tjerë. Unë i kam vënë një çmim 1.5 mln euro.
Avokati: Ti çfarë i ke kërkuar Behar Bajrit?
Nuredin Dumani: Unë i kërkova Talo Çelën. I thashë të ma gjente ku ishte. Ai më tha, kam informacion se ku ndodhet.
Avokati: A kishe info se Talo Çela rrinte te Sueli?
Nuredin Dumani: Informacion jo, por thashetheme po. Suel Çela më ka thënë që ka bërë takim me Talon, por jo ta ketë mbajtu
