Ledri Vula dhe familja e tij kanë blerë një vilë të re. Këtë e ka bërë të ditur vetë reperi përmes një postimi në InstaStory, ku ka treguar se i është bashkuar artistëve të tjerë me një shtëpi të blerë në Novobërdë.
“Krejt komshinjtë i kisha miq”, ka shkruar Ledri krahas fotos.
Përsa i përket jetës së profesionale, reperi dhe Majk kanë paralajmëruar se shumë shpejt do të sjellin një këngë të re në bashkëpunim me njëri-tjetrin. Dy artistët publikuan para disa ditësh në “Instagram” foto të tyren, krahas së cilës zbuluan dhe titullin e këngës “Marr”.
Kënga siç duket është realizuar dhe videoklipi është xhiruar tashmë. Gjithçka është plotësisht gati dhe para pak ditësh reperët kanë zbuluar datën e publikimit këngës.
Ledri ka publikuar në Instagram një pjesë të shkurtër nga videoklipi, në të cilën ai dhe Majk shihen në një vilë të madhe rrethuar nga disa vajza seksi. Dhe për këtë këngë nuk duhet të presim dhe shumë, sepse reperët kanë zbuluar se do të publikohet në datë 9 qershor, pra nesër.
Kjo është hera e parë që dy reperët bashkojnë forcat me njëri-tjetrin pas largimit të Ledrit nga “Babastars”, ndaj po e presim të gjithë me padurim të mësojmë se çfarë kanë gatuar dy reperët.