Nga Astrit Patozi
Kur thonë se duam t’i ngjajmë Italisë udhëheqësit tanë legjendarë kanë të gjithë parasysh Melonin, por asnjëri prej tyre Letën.
Ky i fundit dha dorëheqje të parevokueshme dhe pa të drejtë rikandidimi vetëm një vit pasi ishte bërë kryetar, për shkak se partia e tij humbi zgjedhjet.
Kjo është një prej arsyeve kryesore se përse tregu ynë politik është kaq i kalbur dhe problematik.
Thjesht sepse dominohet prej 30 vjetësh nga të njëjtët kunguj, që duan të na shiten për pjepra.