Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, të gjithë ministrat e qeverisë së kryeministrit Edi Rama janë “rreshtuar” duke uruar njëri pas tjetrit, Presidentin e ri të Republikës, Bajram Begaj, i cili sot u votua nga Parlamenti.
Ajo që bie në sy është se një nga ministrit ende nuk ka shkruar asnjë fjalë për Presidentin e ri. Ndoshta është angazhuar me ndonjë punë më të rëndësishme, ose po kujdeset që të mos bëjë ndonjë “gafë”. Bëhet fjalë për ministren e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi.
Deri në orën 21:10 minuta, ministrja nuk ka bërë asnjë urim.
URIMET E MINISTRAVE PER PRESIDENTIN E RI
Elisa Spiropali: Urime President Bajram Begaj! Shqipëria mbi gjithçka!
Niko Peleshi: Urime të përzemërta Bajram Begajt në detyrën më të lartë, si President i Republikës së Shqipërisë. Pata kënaqësinë të punoja me gjeneralmajor Begajn si Shef i Shtabit të Forcave të Armatosura dhe jam besimplotë që atë bashkëpunim të mirë do të vazhdojmë ta kemi edhe si President dhe Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura. I bindur se në krye të shtetit kemi zgjedhur një njeri me vlera qytetare, që do të dijë të mbrojë Kushtetutën dhe ligjin. Suksese Presidentit të ri të vendit!
Olta Xhaçka: Urime dhe suksese zoti President! Një ushtarak, një mjek, një ish koleg me të cilin kam patur fatin të punoj me vlerësimin maksimal për profesionalizmin e urtësinë.
Një President që jam e bindur do të dijë t’i japë institucionit të Presidencës dinjitetin e simbolit të unitetit te kombit
Evis Kushi: Urimet më të mira dhe shumë suksese për Presidentin e ri të sapozgjedhur të Republikës, z. Bajram Begaj!
Besimplotë që karriera e tij e deritanishme dhe detyra si Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura janë një garanci për ta kryer këtë detyrë të lartë me profesionalizëm, përkushtim dhe dashuri për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Ogerta Manastirliu: Urime dhe suksese Presidentit🇦🇱 z.Bajram Begaj!
Arben Ahmetaj: Urime dhe suksese në detyrën e rëndësishme Presidentit të ri të Republikës, z. Bajram Begaj
Bledi Cuci: Urimet më të mira për Z.Bajram Begaj, Presidentit të ri të Republikës së Shqipërisë. 🇦🇱 Posti më i lartë shtetëror është një nder dhe përgjegjësi e madhe, që besoj se ai do ta përmbushë me integritet dhe profesionalizëm. Një Gjeneral karriere, i pakontestueshëm dhe me të gjitha tiparet e një shtetari normal për t’i rikthyer Presidencës dinjitetin që kaq shumë i ka munguar. Mbarë e mirë Z.President!
Ulsi Manja: Urime President! Urime Shqipëri!
Delina Ibrahimaj: Urime në detyrën tuaj të re, Z. President! E bindur se do ta përmbushni atë me nder dhe profesionalizëm!
Mirela Kumbaro Furxhi: Ju prifte e mbara Zoti President!
Vendi ka aq shume nevoje per integritetin tuaj, per dinjitetin dhe humanizmim tuaj!
Respekt dhe besim te plote te drejtuesi me i larte i Shqiperise🇦🇱 Bajram Begaj!
Elva Margariti: Urime zoti President! Suksese në detyrën si përfaqësuesi më i lartë i shtetit shqiptar!
Jam e bindur se do ta çoni përpara këtë mision me dinjitet dhe urtësi!
Milva Ekonomi: Urime dhe suksese në detyrën tuaj President Begaj!
Edona Bilali: Urime Presidentit të ri të Shqipërisë
Belinda Balluku: Urime dhe suksese në detyrën e lartë të Presidentit të Republikës së 🇦🇱Shqipërisë, z. Bajram Begaj!