Shoqëria civile në Shqipëri ka dalë këtë të martë në protestë para Ambasadës së Serbisë në Tiranë lidhur me tensionet në veri të Kosovës.

Ata me flamur në duar janë mbledhur para ambasadës në shenjë protestë për të treguar zemërimin në lidhje me situatën e krijuar në veri të Kosovës.

“Ne jemi një. Të gjithë trojet shqiptare janë me ty Kosovë. Mjaftë e ledhatuat Serbinë duke e trajtuar si viktimë”, janë disa nga thirrjet e protestuesve.