Seanca e parë plenare e sesionit të tretë të Legjislaturës së dhjetë të Kuvendit të Shqipërisë do të zhvillohet ditën e hënë, datë 5 shtator, ora 18:00. (Urdhër nr.69, datë 02.09.2022, i Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla).

Seanca e parë pritet të sjellë debate të forta të Kuvend mes mazhorancës dhe opozitës e cila nën udhëheqjen e dyshes Berisha-Meta kanë paralajmëruar për protesta kombëtare deri në atë që është artikuluar si “mosbindje civile”.

“Procedurat e transmetimit do të jenë të njëjtat me të seancave të tjera: makinat sinjalin do ta marrin nga RTSh dhe seanca do të transmetohet live në faqen Web dhe FB të Kuvendit. Në bazë të vendimit të Konferencës së Kryetarëve të datës 02.09.2022, i cili shfuqizoi masat mbrojtëse prej pandemisë në zhvillimin e veprimtarive parliamentare, gazetarët dhe operatorët mund të ndjekin zhvillimin e seancës plenare deri në përfundim të saj”, thuhet në njoftimin e Kuvendit