Hera e fundit që princi Harry u rikthye në Angli ishte për funeralin e gjyshit të tij Princit Philip. Pritej që ai të shkonte atje për eventin e statujës së mamasë së tij, Princeshës Diana në 1 korrik por duket se ngjarje gjyshit i përshpejtoi gjërat.
Gjithsesi dhe pse eventi në nder të Princeshë dianës do të mbahet së shpejti dhe është i rëndësishëm duket se Harry nuk do të jetë aty!
“Mua më është thënë se ata kanë shumë dëshirë të jenë atje, të dy ata. William dhe Kate do të jenë padyshim. Por nuk dihet nëse Harry do të mundet të fluturojë andej, sepse vajza do të lindë këtë verë, ndoshta dy javët e ardhshme”, ka thënë një ekspert i familjes mbretërore.
Justifikimi i lindjes së vajzës u përdor edhe për mos prezencën e Meghan në funeralin e princit dhe më pas burime të shumta thanë se ashtu siç ka ndodhur dhe në raste të tjera familja mbretërore nuk ka qenë dakord për ardhjen e saj pas intervistës së bujshme tek Oprah!