Partia Socialiste feston sot 31 vjetorin e krijimit të saj. Jashtë ambienteve të selisë me rastin e 31 vjetorit është planifikuar dhe një organizim ku prej pak minutash kanë filluar të vijnë dhe figurat e para të cilët po priten nga Damian Gjiknuri, Erion Veliaj dhe Blerina Gjylameti.
Burime për mediat bëjnë me dije se festa do të zhvillohet në oborrin para selisë së PS, ku janë vendosur edhe disa tavolina për qëndrimin e të ftuarve.
Mediat dhe gazetarët nuk do të jenë pjesë, ndërsa është vendosur një perimetër i gjerë sigurie pranë selisë rozë.
Ndërkohë, ftesa janë shpërndarë për themelues të PS, përfshirë dhe liderin historik Fatos Nano, por dhe për socialistë të thjeshtë të cilët kanë dhënë kontributin e tyre ndër vite.