Gruaja shqiptare Klodiana Çela që qëlloi me armë ish-partnerin grek me të cilin kishte një vajzë vijon që të jetë kryefjalë e mediave greke. Sipas mediave, vajza 12-vjeçe tentoi që të ndalojë nënën e saj që të qëllonte mbi të atin, por nuk ja doli.

“Të lutem ndalo. Mos e bëj atë. Pse po ia bën këtë babit tim?” mësohet se ka thënë vajza dhe më pas përqafoi të atin që kishte rënë në dysheme si pasojë e plumbave.

12-vjeçarja tha se pa nënën e saj duke nxjerrë armën nga çanta dhe të qëllonte mbi të atin. Në makinën e shqiptares u gjetën edhe tre thika dhe dy celularë.

Ishte një marrëdhënie katastrofike” tha një zyrtar grek lidhur me raportin mes çiftit, ndërsa gjendja e mjekut që të plagosur që ndodhet në spital është kritike.

Janë raportuar shumë incidente, duke përfshirë humbjen e jetëve të grave për arsye të dhunës me bazë gjinore. Siç duket, burri kishte bërë gjithçka për fëmijën e tij.

Kujdestaria e nënës ishte hequr, ndërsa kjo grua me siguri ka probleme të tjera të vlerësimit psikiatrik”, vazhdoi Giannis Glykas. “Nëse gruaja do të kishte bërë denoncim, duhet të ndërhynte policia” tha zoti Glykas.

Shqiptarja akuzonte grekun e i kishte marrë kujdestarinë e vajzës dhe për këtë shkak qëlloi kundër tij./ db/Abcnews.al