Deputetja e Partisë Socoaliste, Ermonela Felaj, pak minuta më parë ka publikuar një foto ku shihen deputetet e mazhorancën dhe opozitës si rrallë herë të gjitha bashkë.

Në foton e postuar ato shihen teksa pozojnë të qeshura, teksa Felaj krah fotos ka bërë me dije se ditën e sotme Aleanca e Grave zgjodhën kryesinë.

Aleanca e Grave Deputete zgjodhi sot Kryesinë e saj, duke i dhënë mundësi veprimi një nukli të brishtë në dukje , por që vijimisht ia ka dalë të jetë përmbajtësor në të gjithë veprimtarinë e vet. I uroj suksese AGD -së, duke besuar që më shumë se protagonizmi i cdo gruaje, do të vlejë aktivizmi dhe kontributi i secilës, sikur dhe modest, në cështje që përfshijnë më shumë shoqërinë dhe për këtë kanë impakt edhe më të fortë!”, shkruan Felaj krah fotos së postuar në “Facebook”.