Një incident i rëndë ka ndodhur në takimin e kryeministrit Edi Rama në Devoll.

Teksa kërcente me këngën e fushatës, një e moshuar me lule në dore i është afruar kryeministrit Edi Rama për t’i dhuruar trëndafilat e kuq që kishte mbledhur për të.

Por në momentin që i dha trëndafilat, e moshuara u rrëzua në tokë, ndërsa kryeministri vazhdoi të kërcejë me ritmet e tallavasë.

Ai mori lulet dhe vazhdoi rrugën, ndërkohë që gjendja e të moshuarës nuk bëhet me dije.

Incidenti ka ndodhur pasditen e djeshme, ku Rama ka pasur takimin e tij elektoral në zonën e Devollit.