Ndonjëherë ndodh që në trup zbulon shenja ose të nxira të cilat shfaqen krejt papritur.
Ndonëse këto njolla nuk janë tregues të ndonjë sëmundjeje, ato nuk mund të injorohen.
Të nxirat shkaktohen kur një pjesë e caktuar e trupit pëson një goditje.
Pasojat e kësaj goditjeje mund të mos lënë gjurmë të mëdha në lëkurë, por enët e gjakut nën të, çahen.
Gjaku rrjedh në indet më të afërta duke shkaktuar një njollë të zezë ose blu të errët.
Ndonjëherë, këto të nxira shoqërohen me dhimbje ose inflamacion.
Ndonjëherë, lëkura dhe indet e saj shumë delikate si dhe mungesa e vitaminës D përshpejtojnë të nxirat.
Të nxirat zakonisht ikin vetë pas disa ditësh, por në disa raste nevoja për largimin e tyre me shpejt, është e domosdoshme.
Lexoni më poshtë disa këshilla nga AgroWeb.org.
Disa Mënyra Efikase Për Largimin e Të Nxirave
Metoda e Parë: Kompresat me Akull
Përdorni një napë të pastër dhe zhyteni në një enë të mbushur me copa akulli. Mbajeni për 10 minuta mbi zonën e nxirë dhe përsëriteni çdo një orë.
Temperatura e ftohtë mban nën kontroll rrjedhjen e gjakut.
Kompresat nuk duhen mbajtur më gjatë se 20 minuta.
Akulli nuk duhet mbajtur direkt mbi lëkurë.
Metoda e Dytë: Vaj Kastori
Merrni një copë pambuku dhe zhyteni në vaj kastori.
Lyeni zonën e nxirë.