Aktivistët e Lëvizjës Bashkë kanë protestuar sot përpara Kuvendit, kundër rritjes apo thënë ndryshe dyfishimit të pagave për deputetët dhe ministrat.
Një pjesë e aktivistëve janë përballur me ish-ministrin e Financave Arben Ahmetaj, ndaj të cilin kanë hedhur thirrje si më poshtë:
“Jeni të pangopur, jeni të korruptuar, jeni hajdutë, po e vidhni këtë popull”.
“Hajdut, hajdut, t’ju vijë turp!”.
Ndaj Ahmetajt aktivistët kanë hedhur dhe para fallso, ndërkohë që deputeti socialist është shfaqur i qetë, teksa ka hyrë brenda ambienteve të oborrit të Kuvendit./fax web