Home SHOWBIZ Të pathënat e Beniadës, zbulon arsyen e ndarjes së Donaldit me Beatrix-ën

Të pathënat e Beniadës, zbulon arsyen e ndarjes së Donaldit me Beatrix-ën

23

Modelja, por njëkohësisht edhe ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Beniada Nishani, ka folur për raportin e aktorit Donald Veshaj dhe këngëtares Beatrix Ramosaj, brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Gjatë një interviste për emisionin “Pardon My French”, ajo ka komentuar çiftin duke u shprehur se Donaldi u mërzit shumë kur Trixa nuk erdhi në shtëpi.

Sipas saj, Donaldi ka pasur vetëm tërheqje fizike dhe ndonjëherë kjo është e pamjaftueshme.

Pashë brenda shtëpisë nga ana emocionale, shumë emocione. Pashë një çift, pashë një vajzë që emocionohej që shikonte një djalë, me shkëlqim, me sytë plot me lot. Nuk mendoj se ky është aktrim. Donaldi u mërzit që nuk erdhi Trixa, e pashë që u mërzit shumë. Për mua ka qenë tërheqje fizike, por ndonjëherë nuk mjafton”, u shpreh ajo.

Rikujtojmë se brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania” lindi një histori dashurie mes Donaldi dhe Beatrix-it, një histori shumë e gjykuar për shkak të raportit të mëparshëm të Donaldit me ish-të dashurën e tij, Bora Zemanin.

Jashtë prisnim që të shihnim se si do të shkonte marrëdhënia e tyre, por duket se nuk zgjati shumë.

Ata nuk u takuan në ‘afterparty’-n e organizuar nga Top Channel duke ngritur dyshime për raportin e këngëtares me aktorin Veshaj pas përfundimit të “Big Brother VIP”.

Nëse nuk mund të mjaftonte kjo, Donaldi nuk ka nguruar të interpretojë këngën që i ka kushtuar ish të dashurës së tij Bora Zemanit, “Toxic Love”.