Në protestën e 42-të para Kryeministrisë, një qytetar mori një shembull sa i takon koncertit të Kanye West.
Sipas tij, edhe Turqia kishte ftuar West-in, por kapaciteti jonë ekonomik është shumë më i vogël.
“Tek pediatria nuk kishte gjenerator dhe karburant. Për interesa personale të dikujt që nuk dua t’ia përmend emrin, 4 mln euro e kusur paguhen për të paraqitur Shqipërinë kështu. Mjafton një shembull për të rrëzuar këtë propagandë të neveritshme. Turqia para disa vitesh ftoi këtë këngëtarin, por pagoi jo nga emergjencat por nga buxheti i vet 4 mln euro. Buxheti i Turqisë është 50 herë më i madh se ai i Shqipërisë”, tha ai.






