Kandidatët e Bindjes Demokratike në Elbasan zhvilluan një takim me të rinjtë ku u njohën nga afër me problematikat e tyre. Qartazi tek ta duket humbja e besimit tek politika që ndër vite nuk iu ka dhënë mundësinë që të kenë të njëjtat kushte si bashkëmoshatarët e tyre europianë. Të rinjtë thanë për kandidatët se për ta mbetet sfidë arsimi dhe integrimi në tregun e punës. Për ata që janë nga zonat e largëta kjo bëhet edhe më e vështirë. Të rinjtë e Librazhdit dhe Prrenjasit si të vetmen mundësi për të krijuar një jetë të mirë shohin emigracionin, të detyruar të ndahën nga familjarët e tyre. Të gjithë ndajnë mendimin se kandidimi i personazheve të rinj në këto zgjedhje është një mundësi e artë që i jepet Shqipërisë për të ndryshuar të ardhmen dhe për tu integruar në BE.

Koordinatori i Binjde Demokratikë Erion Murataj edhe njëherë kërkoi votëbesimin e tyre.

Erion Murataj: “ Mbështetja juaj është shtysë që ne të vazhdojmë përpara dhe të bëjmë të munduar që e ardhmja juaj të jetë këtu në qytetin tuaj dhe jo të largoheni. Kandidatët e tjerë ju dhe prindërit tuaj i keni provuar ndër vite  dhe rezultati është ky që jetoni çdo ditë! Synimi ynë është që të vendosim kontakte të drejtëpërdrejta me vetë qytetarët ,që sa herë të keni halle e shqetësime ë dini se keni një përfaqësues që do të ngrej zërin për ju. Bashkë mund t’ia dalim të sjellim ndryshimin e shumëdëshiruar”.

Edhe për kandidatin e Bindjes Demokratike për Librazhdin Erjon Gega këto zgjedhje mbeten një sfidë që duhet patjetër ta fitojnë të rinjt.

Erjon Gega: “ Unë jeton çdo ditë këtu mes jush dhe jam dëshmitarë se ndër vite zona jonë është lënë në harresë. Ka ardhur momenti që Librazhdi të përfaqësohet nga banorë që ia dijnë problemet ,që I njohin njerzit dhe dijnë se ku çalon puna. Unë ju ftoj që ju sit ë rinj të na jepni mbeshtetjen tuaj dhe bashkë të mund të bëjm shumë më shumë jo vetëm për Librazhdin por gjithë vendin”.

Mbështetjen e të rinjëve e kërkuan edhe kandidatët Roland Coga, Erjon Toçi e Sanie Kaca të cilët po ashtu shpalosën idetë e tyre mbi mundësitë e zhvillimit të zonës së Librazhdidt dhe Prrenjasit.

Egnatia news