Nga Erion Murataj!
Shumë i kthjellët dhe pse pak i hidhëruar për një copëz histori timen sot.
Në fakt 12 vite janë shumë por gjithsesi për pjesën e jetuar ndjehem krenar.
Edhe pse shumë me etiketuan si jo realist në parashikim asokohe, koha fatkeqësisht më dha të drejtë .
LSI perëndoi turpshëm!
Dhe në asnjë rast nuk gëzoj për këtë pasi me zhbërjen e saj u ç’bë dhe një pjesë e historisë sime!
Nuk ka dyshim se ajo që ndodhi dje ishte më shumë disfatë e Ilir Metës sesa e kujtdo tjetër.
Nëse pranimi i tradhëtisë nga Monika është fitore për disa atëherë më vjen keq por janë të verbër.
Ilir Meta, ai shtetari që njoha dikur, themeloi një parti të re ku në vend të shumë djem e vajzave që sakrifikuan rininë për të pati në krah Tedin dhe Neshon.
Turp!
Po gjithsesi një falenderim e kam për të.
Faleminderit Ilir që historinë e LSI, asaj që Rama thoshte “rahmet pastë” LSI e kreve vetë duke mos e përdhosur më shumë se ç’beri Mona.
Sot nuk ka dyshim që ti do kërkosh një shteg në të pamundurën por mos harro diçka .
Ishe ti që i solle të dy në pushtet për interesa të tuat personale si Berishën non grata ashtu dhe krye të korruptuarin Rama siç thua ti duke u bërë kështu krye i paburri që vrave idealin e qindra të rinjëve që besuan tek ty.
Ilir, ta gëzosh Partinë e Lirisë dhe mos harro, lirinë as Skënderbeu nuk e solli jo më ti që je armiku i saj sot./Egnatia news