Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka folur në lidhje me djegien e flamujve të shtetit që ai përfaqëson, në protestën që u mbajt dje në Tiranë. Në një intervistë për RTS-në, Vuçiç tha se paktet që do të nënshkruhen në Tiranë janë bërthama e diçkaje që do të bëjë që kjo pjesë e Evropës të jetë në thelb pa kufij.
“E di që shumica e njerëzve janë të interesuar për atë që do të them për djegien e flamujve dhe se kjo mund të jetë e vetmja gjë që do t’i bëjë ata të ndihen emocionalë. Por nëse shohim në mënyrë racionale, duhet të shohim nga e ardhmja dhe të kuptojmë e njëjta gjë ndodhi edhe gjatë vizitës së Edi Ramës në Serbi.
Kjo ndodhi këtu mbrëmë dhe nuk do të hyj në arsyet e tyre të brendshme partiake. Por sigurisht që është e papranueshme përdhosja e simboleve dhe mendoj se Shqipëria reagoi me shpejtësi, seriozitet dhe përgjegjësi dhe vetë kryeministri Rama”, tha Vuçiç.
Aleksandar Vuçiç theksoi se “Ballkani i Hapur” është një ide e shkëlqyer që do të forcohet. “Sot ne po nënshkruajmë një marrëveshje për lejet e punës”. Ai thekson se Ballkani me nismën e re do të jetë më tërheqës për investitorët, sepse nëse i mungojnë punëtorët në Kumanovë, ai do të mund të llogarisë në çdo vend në Serbi ku mund të marrë punëtorë.