Disa persona mbeten të plagosur, një prej të cilëve në gjendje të rëndë pasi gjatë një ndeshje futbolli në një prej shkollave të mesme në Alabama u dëgjuan të shtëna me armë zjarri.
Tifozët dhe lojtarët u panë duke ikur me vrap pas të shtënave, me skenën kaotike të kapur në video që po bën xhiron e rrjetit. Detajet rreth incidentit mbeten të pakta, megjithëse policia ka konfirmuar se disa persona po marrin trajtim të specializuar, ndërsa një tjetër ka marrë plagë të rënda.
Të shtënat kanë shpërthyer gjatë një përleshjeje midis dy shkollave të mesme në zonë. Kjo është një ngjarje e përsëritur në këtë stadium, pasi edhe dy vite më parë u plagosen katër persona po me armë zjarri.