Tre të plagosur dhe të paktën 70 të ndaluar prej policisë është bilanci i një përleshje të dhunshme mes tifozëve të Papanthinaikos dhe atyre të Aek i Larnakas qipriote.
Përleshja nisi në afërsi të stadiumit të Panathinaikosit në rrugën Coka dhe vetëm 200 metra larg drejtorisë së policisë së Atikës.
Dëshmitarë okularë thanë se fillimisht mes grupeve të tifozëve u përplasën fizikisht dhe në vazhdim një person ende i pa identifikuar qëlloi disa herë ndaj palës kundërshtare duke plagosur një person, ndërsa dy të tjerë kanë marrë plagë nga shkopinj dhe mjete prerëse.
Tre të plagosurit i dërguan në spital dhe ndodhe jashtë rrezikut për jetën.
Policia tha se ka shoqëruar të paktën 70 persona dhe po kërkon të identifikojë autorin e sulmit me armë.
Panathaniakos dhe Aek Larnakas do të zhvillojnë një ndeshje miqësore në kuadër të përgatitjes për sezonin e ardhshëm futbollistik.
Top Channe