
Një person është vrarë mbrëmjen e sotme në Lezhë, si pasojë e të shtënave me armë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e Pllanës, ku ka mbetur i vrarë 64-vjeçari Gjovalin Prendi.
” Lezhë/Informacion paraprak Në fshatin Pllanë, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi Gj. P. 64 vjeç, banues në Pllanë, Lezhë.
Forca të shumta të Policisë kanë shkuar në drejtim të vendit të ngjarjes të mbështetura nga Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Shkodër. Ndërkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili ka shkuar në vendin e ngjarjes, dhe nën drejtimin e Prokurorit, po kryejnë veprimet hetimore me qëllim zbardhjen e ngjarjes”, njofton policia.
Rrethanat e kësaj vrasje mbeten ende mister, ndërsa çolicia ka ngritur një grup të posaçëm për të zbuluar krimin e rëndë.
