Të paktën tre persona janë vrarë pasi një person i armatosur hapi zjarr në Universitetin Shtetëror të Miçiganit, thotë policia.
Pesë persona të tjerë u plagosën në sulmin në kampusin kryesor në qytetin East Lansing të hënën vonë.
Sulmuesi i dyshuar, i cili ende nuk është identifikuar, u gjet i vdekur herët të martën jashtë kampusit.
Policia e përshkroi të dyshuarin si “mashkull me ngjyrë, me shtat më të shkurtër”.
Të hënën vonë, drejtuesit e universitetit anuluan të gjitha aktivitetet e kampusit për dy ditë. Studentëve dhe anëtarëve të stafit iu kërkua të qëndronin larg kampusit të martën.