Të shtëna arme janë dëgjuar mëngjesin e sotëm në Vlorë, ku një 43-vjeçarë është vetëplagosur.

Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin “Babicë e Madhe”. Dyshohet se shtetasi A. D., 43 vjeç është vetëplagosur me armë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetë.