Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e djeshme në Lagjen nr.1 të qytetit të Sarandës. Pas njoftimit për incidentin, forca të shumta policore kanë mbërritur në vendngjarje, ku kanë rrethuar perimetrin dhe kanë nisur kontrollet dhe verifikimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
Sipas informacioneve të para, në vendin ku janë dëgjuar të shtënat janë gjetur 3 gëzhoja. Paraprakisht dyshohet se arma është shkrepur në ajër, ndërsa deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar.

GEAM Sh.p.k