Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e sotme në një lokal në Prishtinë, Kosovë. Lajmi është bërë me dije nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

Sipas saj, një person ka mbetur i plagosur, i cili është dërguar me urgjencë në spital.

Ndërkohë, disa media në Kosovë raportojnë se në konflikt janë përfshirë vjehrri me dhëndrin, por kjo ende nuk është konfirmuar nga ana zyrtare.

“Rreth  orës 18:30 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin. Bazuar në të dhënat fillestare, një person është plagosur nga arma e zjarrit. I njëjti është dërguar ne QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë Ahmeti.