Të shtena me armë zjarri janë raportuar pak më parë në Peqin.Sipas informacioneve paraprake një konflikt mes dy personave ka degjeneruar me perdorimin e armes.Njeri prej tyre i identifikuar tashme nga policia ka qelluar në ajër.Nuk ka të lenduar . Njeri prej personave është me precedent penal.
Konflikti ka ndodhur gjatë aktivitetit për festat e nëntorit. Sipas informacioneve paraprake dyshohet qe kryetari i Bashkisë së Peqinit, Bukurosh Maçi ka ndërhyrë për të shuar konfliktin.
Policia po punon për kapjen e personit që qëlloi në ajër me armë.
“Peqin/Informacion parapra
Rreth orës 13:30, në lagjen “Xhami”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet shtetasve L. E., 50 vjeç dhe A. C., 40 vjeç, dyshohet se ky i fundit ka qëlluar me armë zjarri, në ajër. Nga të shtënat nuk ka shtetas të dëmtuar.
Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe vijojnë krehjen e zonës, me qëllim kapjen e shtetasve L. E. dhe A. C.
Ndërkaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.