Krim në familje në Shkodër, burri vret me armë bashkëshorten e tij. Arrestohet nga policia.

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Shkodrën. Raportohet se një grua është vrarë nga bashkëshorti i saj, ndërsa ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e Unazës Perëndimore të qytetit.

Sipas informacioneve paraprake, autori i dyshuar është arrestuar menjëherë nga focat e policisë, të cilët ndërhynë menjëherë pas marrjes së njoftimit për krimin.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve që çuan në vrasjen e gruas.

Policia pritet të japë detaje të tjera zyrtare pas përfundimit të veprimeve të para hetimore.

GEAM Sh.p.k