etaje të reja janë zbardhur lidhur me atentatin e ndodhur në orët e para në Fushë-Krujë. Mësohet se pronari i lokalit Mond Voga, ku u qëllua me armë zjarri ka qenë i arrestuar më herët për armë pa leje. Gjithashtu bëhet me dije se Voga është ish-shoferi i Arjan Ndoj, tashmë deputet i PD, dhe të cilit iu bë atentat në vitin 2019, kur ishte prokuror.
Ngjarja ndodhi rreth orës 1:10 në fshatin Krastë të Fushë Krujës, dhe më pas pronari i lokalit Mond Voga ka njoftuar policinë. Si pasojë e të shtënave ka pasur vetëm dëme materiale, ndërkohë policia po punon për identifikimin e autorit/ëve.