KAS me shumicë votash rrëzoi kërkesën e opozitës për të hapur kutitë e Himarës. Por me votat e dy anëtareve të KAS (Braho dhe Cefa) u vendos të hapen pa debat kutitë e materialeve sipas kërkesës se ankuesit.
Koli Bele: Duke qenë se 2 anëtarë të KAS shfrytëzuan të drejtën që buron nga neni 21 fraksion 2 si dhe praktika e konsoliduar ne rastet e mëparshme, vendoset pa debat të hapen kutitë e materialeve sipas kërkesës së ankuesit.
Ky proces do të administrohet nga administrata e KQZ. Procesi do të kryhet në prezencë të palës. Gjatë procesit do të administrohen kopje. Ky proces të kryhet në mënyrë të pa ndërprerë dhe në prezencë të kamerave të KQZ.
Seanca e radhës pritet të mbahet ditën e hënë në orën 11:oo, ku do të verifikohen:
Kopje e të gjitha Regjistrave të Posaçëm të 36-QV në Himarë, ku janë evidentuar të paktën 560 zgjedhës që nuk janë lejuar të votojnë pasi karta ID e tyre rezultonte me datë të skaduar.
Kopje e të gjitha proces-verbaleve apo dokumenteve të tjerë te votimit të 36-QV në Himara, ku mund të jetë shënuar manualisht identifikimi i mbi 260 votuesve te cilëve, pasja PEI nuk i njihte, edhe pse kartat e tyre ID ishin rinovuar pak ditë përpara datës 4 Gusht 2024.
Top Channel