Një sulm i përgjakshëm me snajper në Universitetin e Pragës ndodhi pasditen e së enjtes. Sipas policisë çeke, disa persona janë vrarë dhe dhjetëra janë plagosur . Sulmuesi u neutralizua. Mediat çeke raportojnë për 11 të vdekur dhe 20 të plagosur, por nuk ka asnjë konfirmim nga autoritetet.
Ngjarja ka ndodhur në Shkollën e Arteve të Universitetit Charles në qendër të Pragës. E gjithë ndërtesa në sheshin Jan Palah është duke u evakuuar dhe zona përreth është rrethuar.
Policia çeke tha në Twitter se “njerëz u vranë dhe të tjerë u plagosën nga të shtënat me armë”. Në të njëjtën kohë, autoritetet apelojnë banorët që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.
Videot dhe imazhet e publikuara në internet dhe në mediat lokale tregonin dhjetëra të rinj që iknin nga universiteti.
Sipas raportimeve të mediave lokale, sulmuesi përdori një snajper.