Moderatorja e njohur Roza Lati ishte e ftuar ditën e djeshme në emisionin ‘Ftesë në 5’ me Bieta Sulon, ku u duk se intervista nuk shkoi dhe shumë mirë. Në një moment Roza tha se po djersit pasi nuk ndihet aspak komode me situatën e krijuar. Bieta e pyeti për setin e saj të fundit fotografik, ku Roza u shfaq shumë sensuale tek pozonte me të brendshme në vaskë, duke iu drejtuar “Do t’i biesh dikujt në sy?
“Ti bie në sy dikujt, jo zemër unë bie në sy dhe kur dal e veshur me shapka kur nxjerr qenin. Unë zhvishem dhe kur dal në emision dhe kur dal për të pirë. Nuk vishem deri në grykë. Me thënë të drejtën minifundin e vesh, kurrizin nëse dua ta nxjerrë jashtë e nxjerr. E kam trupin në formë pse mos ta bëj. O Bieta, unë e kam me qef punën që bëj.”– tha Roza. Në fund të intervistës ajo flet për projektet e saj, ndonëse nuk u pyet. ” Emisioni u mbyll, do rinisë në shtator, faleminderit që pyete. Shumë i bukur edhe seriali, ua sugjeroj ta shihni.” Më vonë kur Roza e pyet nëse mund të tregojnë një foto që ajo ka realizuar Bieta thotë: “Nuk e tregojmë dot për shkak të orarit”
Roza ka reaguar pasditen e sotme në rrjetet sociale, ku shkruan se nuk e kupton se si Bieta e ka ftuar në studio dhe ofenduar, duke shtuar se ka pafund mesazhe nga ndjekësit.