Të tjera detaje janë mësuar në lidhje me arrestimin e Rramazan Rrajës pak ditë më parë. Rraja i cili ishte shpallur në kërkim për atentatin ndaj ish prokurorit Arjan Ndoji u ofroi policëve 1 milion euro që të mos arrestohej së bashku me mikun e tij Luis Konomi.
“Ju jap 1 milion euro, vetëm na lini të ikim ” mësohet të jetë shprehur 30 vjeçari i cili mbante në brez dhe një pistoletë gati për qitje sipas Euronews albania.
Ai akuzohet si pjesë e një grupi kriminal që tentoi të ekzekutonte ish-prokurorin Arjan Ndoji dhe shtetasin Aleksandër Laho i njohur si “Rrumi”, ngjarje ku mberi i vdekur shoferi i automjetit Andi Maloku.
Bashkë me Rrajën, në pranga përfundoi edhe Luis Konomi i njohur edhe me emrin Elton Llozhi dhe nofkën “Çupja”, i cili ishte në kërkim për kërcënimin e një biznesmeni për t’u tërhequr nga një tender.
Rraja dhe Konomi u arrestuan në një lokal në zonën e Fushë Krujës