Problemi nuk qëndron te tezat apo ato që dalin nga foltoret e opozitës, por ata që i thonë, të zhytur në korrupsion dhe të rrethuar nga të korruptuar. Kjo është arsyeja se pse shqiptarët nuk shikojnë shpresë te kjo opozitë! Kjo është arsyeja që kjo opozitë e ka mbyllur misionin e vetë përballë shqiptarëve, por jo kundër bosëve që i drejtojnë.
Ka një riaktivizim të vrullshëm të opozitës pas “fitores” plebishitare në zgjedhjet e pjeshme të 6 marsit. Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë të mbështetura një pjesë në raportin e DASH, hartuar nga një pjesë e ambasadës e pa “blerë” nga Edi Rama, po përsëriten pothuajse përditë nga foltoret e familjes Meta- Kryemadhi dhe PD e komisionit të rithemelimit Berisha.
Në pamje të pare, çdo gjë duket ose shitet sikur ka shkuar në vendin e vet, pas ikjes me turp të Lulzim Bashës. Mazhoranca vijon projektet dhe gabimet, opozita e fortë bën të vetën për t’ja shkurtuar ditët. Por nëse gërvish pak sipërfaqen shikon se në opinion pothuajse në çdo sondazh apo anketim, apo qoftë dhe bisedë, opozita perceptohet njëjtë e korruptuar me qeverisjen madje më keq, edhe pse 8 vite nuk është në pushtet. Mbështetja vijon të jetë në parametra të ulët.
Por çfarë nuk shkon me këtë opozitë. Gënjeshtrat e LSI dhe Kryemadhit po marrin dimesione të papara ndonjëherë. Këtë fundjavë ajo takoj disa të rinj, duke “peshkuar” brezin e shërbëtorëve për disa vite që vijnë. Është taktikë e njohur e çiftit presidencial, merri të rinj naivë, përdori disa vite dhe kur i shikon që janë mjaftueshëm të rritur, largoj, nuk duhet më. Janë disa gjenerata që në fakt janë djegur nga kjo qasje mashtruese e drejtuesve të LSI.