Qindra të rinj u bën pjesë e konkursit

Tea Baku është fituesja e konkursit të letërsisë të zhvilluar në Elbasan. Më shumë 200 të rinj e të reja të shkollave të mesme të Bashkisë së Elbasanit morën pjesë në konkursin letrar të zhvilluar përgjatë dy ditëve . Ne këtë aktivitet ishin pjesmarrës gjimnazistë të cilët nën udhëheqjen e mentorëve më të spikatur të momentit si “Luftar Paja“, “Frrok Çupi“, “Alfred Trebicka“ e “Egla Ceno“ konkuruan në disa zhanre të poezisë dhe aktrimit.

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte pjesmarrja e talenteve të reja në botën e letersisë poezisë prozës dhe monologut.Edhe pse konkurenca ishtë shumë e fortë ajo që arriti të rrëmbete çmimin e parë ishte Tea.

Pas përfundimit të konkursit aktori i mirënjohur “Luftar Paja“ u shpreh i kënaqur për talentet e evidentuara gjatë këtij konkursi. Në të njëjtën linjë vijoi edhe drejtori i qendrës së artit “Kliton Kapaj“.