Pas daljes nga “Për’puthen”, Tea Trifoni nisi një lidhje të re dashurie me një djalë misterioz, identitetin e të cilit nuk e zbuloi.
Ish-konkurrentja e kishte njohur partnerin në rreth shoqëror, pasi Fatjon Kuqari ishte shoku i tij.
Trifoni tha në atë kohë se ishin komplimentet për inteligjencën dhe jo për sytë e saj, ato që e bënë të dashurohej me këtë djalë. Mirëpo, ditën e sotme, 23-vjeçarja i ka habitur të gjithë me deklaratën e fundit.
Gjatë bisedës në “Goca dhe Gra”, Tea zbuloi se është ndarë nga i dashuri. Ajo tha se ky vendim ishte marrë nga të dyja palët dhe asnjëri nuk la tjetrin.
“Jam ndarë për shkak të xhelozisë. Vëmendja publike nuk shton xhelozinë, por presionin që kanë partnerët e mi. Aktualisht nuk kam asnjë partner. As e lash, as më la. Nuk u ndava se nuk isha kurrë e lidhur, isha në njohje”,- deklaroi Trifoni.
Disa javë më parë, Tea u surprizua nga ish-partneri me një buqetë të madhe me trëndafila të kuq dhe të bardhë në studio. Më herët, gjatë bisedave virtuale me ndjekësit, por edhe gjatë emisionit, Tea kishte treguar pak detaje për mashkullin që kishte në krah.
Është një djalë që unë po e njoh, shumë i mirë është deri tani. Tek fotoja në ashensor nuk doja të tregoja të dashurin, por doja të tregoja se si po gërmonte në çantën time.
Po, jam në një lidhje. Tani së fundmi jam njohur me të. Jemi akoma në njohje. Jemi njohur në një festë ditëlindjeje. Ishim aty rastësisht. Unë nuk e njihja të zotin e ditëlindjes, as ai nuk e njihte të zotin e ditëlindjes. Ishim të dy të përjashtuar nga grupi, dhe u bashkuam bashkë dhe kështu mbetëm bashkë”.