Festivali me një emër kaq domethënës shënoi edicionin e tij të parë, që. bëri bashkë 21 trupa teatrore duke përfshirë teatrot ku flitet shqip
Teatri “Aleksandër Moisiu” vlerësohet me një çmim tejet të dashur, Çmimin e Publikut me shfaqjen “Martesa” të regjisores Driada Dervishi me aktorët Mimoza Marjanaku, Adelina Muca, Suela Bako, Vilma Hodo, Gjergj Doçi, Ervin Doko, Amos Muji Zaharia, Xhejni Fama, Eralda Çaushi, Marsel Rupi dhe me pjesëmarrjen e aktores së mirënjohur Sanie Hoti.
Sipas drejtorit të teatrit Elio Bajramaj, festivali përforcoi më së miri mesazhin se edhe në këto kohë kaq të vështira teatri vazhdon dhe dashamirësit e tij e ndjekin.
Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe, pasi publiku vlerësoi Çehovin dhe shfaqjen teatrore të teatrit ”Aleksandër Moisiu”, që dhe gjatë pandemisë nuk ka ndalur së ardhuri para publikut duke shfryëzuar shfaqjet dhe projektet social-artistike online dhe në terren përmes fushatave ndërgjegjësuese, siç ishte ”Këpucët e kuqe” më 8 mars kundë dhunës ndaj graveTop Channel