Nga Erion Murataj!
Vetëm tek partia e Salit ndodh që të të bëjnë deputet apo kryetar e pastaj të rrahin.
Po tek partia e Saliut ndodh siç ndodhi me Sokol Olldashin që e shpallën kampion kundër bandave në Shijak por kur erdhi puna që i shpalli luftë Lulit të Saliut për kreun e PD, hienat dhe zvarranikët e nëndheshëm të Saliut dhe Lulit nuk i dhanë mundësinë për luftë, se për ta rrahur i hanin atë që nuk thuhet.
Ajo që ndodhi sot në Kuvend me Agron Shehajn në fakt duhet të jetë një pikë reflektimi për këdo opozitar apo njeri të mllefosur me partinë në pushtet mbi arsyen se përse të paburrat e politikës së 33 viteve zgjedhin deputet apo kryetar të cilët në fillim i bëjnë e pastaj i rrahin e sdo mend që zgjedhja është ose gallof e zemër pulë ose mizë kali rrebel , ku në të dyja rastet dajaku i zbyth.
Në të dyja rastet dhe në të gjitha rastet zbythja fillon në pazaret që iu dijnë njëri-tjetrit e përfundon tek zbythja shoqëruar me dajak sa herë pazaret dhe dajaku dalin në shesh. Për këdo opozitar apo socialist të neveritur me atë çka përfaqëson situata politike sot nuk ka motiv më të fortë se sa teatri i shpifur përdhunues dhe ç’nderues që bënë të paburrat me njëri tjetrin dhe Shqipërinë sot.
E për këdo që ka dy gram tru në kokë, për këdo që ka më të shtrenjtë mbiemri se partinë sot është dita që të kuptoj se të paburrat e politikës 33 vjeçare apo qurrashët e tyre që hanë dajak ditën me diell nuk janë zgjidhja.