Me miliona britanikë do të përqëndrohen para ekraneve të televizorit pas 8 ditësh në momentin që Mbreti Charles III do të kurorëzohet në Westminister Abbey.

Për të parë akoma më nga afër kurorën që Mbreti Charles do të mbajë gjatë asaj dite, po përdoret teknologjia AR. Kjo teknologji do t’ju japë një pamje shumë reale të këtij objekti historik, i cili mund të shfaqet dhe pranë ambientit ku jeni.

Me lejen e familjes mbretërore, kompania Atlantic Productions arriti që të krijonte një binjak dixhital të kurorës që mund të aksesohet nëpërmjet smartphone-ve. “Sytë e botës do të jenë në Londër për kurorëzimin e Charles III. Ndërkohë që vetë ceremonia është pothuajse 1,000 vite e vjetër, Familja Mbretërore na ka dhënë mundësinë që të përdorim teknologjinë më të fundit për të sjellë pranë jush këtë ceremoni.” tha CEO i komapnisë, Anthony Greffen.

Teknologjia AR bën të mundur që kurora të shfaqet në madhësinë reale të saj, dhe sa herë që ju largoheni nga kurora me më tepër se 400 gurë të çmuar, ajo do të zvogëlohet.