Fitorja në derbin e “Madoninës” përballë Milanit është festuar gjatë te Interi, por jo në shtëpinë e kapitenit zikaltër Lautaro Martinez.
Kjo pasi restoranti në pronësi të sulmuesit argjentinas dhe partneres së tij Agustina Gandolfo, që ndodhet në qendër të Milanos është grabitur mbrëmjen e së dielës.
Hajdutët hynë në restorantin ‘Coraje’ në pronësi të çiftit, duke vjedhur një shumë prej një mijë euro nga arka.
Grabitja e parave është vënë re nga punonjësit mëngjesin e së hënës, pasi ata fillimisht kanë gjetur një derë dytësore të hapur.
Nga rikonstruksionet e para nisur nga shqyrtimi i pamjeve të kamerave të sigurisë, duket se bastisja është kryer nga katër persona me kapuç.
Kujtojmë se ‘Coraje’, e vendosur në Brera , një zonë e kërkuar dhe e pasur e kryeqytetit milanez, është inauguruar pak më shumë se një vit më parë dhe është regjistruar në emër të gruas së Lautaros.