Teleskopi James Webb niset në misionin historik

Teleskopi që kushtoi $10 miliardë për t’u prodhuar është larguar nga Toka në drejtim të misionit të tij për të treguar yjet e parë që ndezën universin. Teleskopi James Webb, i emërtuar pas një prej arkitektëve që morën pjesë në misionet Apollo të uljes në Hënë, është pasardhësi i teleskopit Hubble.

Inxhinierët që punojnë në agjensitë hapësinore të ndryshme kanë treguar se ky teleskop është 100 herë më i fuqishëm se Hubble. Kjo pajisje do të vendoset në një stacion mbikëqyrjeje 1.5 milionë kilometra larg Tokës. Gjatë kësaj rruge Webb do të duhet të transformohet nga pozicioni i palosur gjatë nisjes.

_122231230_jwst_hubble_comparison_2x640-nc.png

Në zemër të teleskopit gjendet një pasqyrë e artë 6.5 metra e gjerë, pothuajse 3 herë më e gjerë se ajo në Hubble. Kjo optikë e zgjeruar duhet të ndihmojë astronomët të shikojnë më thellë në hapësirë dhe pas në kohë më tepër se kurrë.

16402927171503.jpg

Qëllimi kryesor do të jetë shikimi i epokës së yjeve “pionerë” që përfunduan errësirën që pushtoi kozmosin pas Big Bang-ut më tepër se 13.5 milionë vite më parë.

_122231231_jwst_space_history_2x640-nc.png

Ne do të futemi në një regjim tërësisht të ri të astrofizikës, dhe kjo gjë na emocionin shumë.” tha Heidi Hammel. Proçesi i shpalosjes kërkon 2 javë. Më pas pasqyra e madhe duhet të fokusohet.