Super teleskopi hapësinor i NASA, James Webb, ka arritur sërisht të regjistrojë një moment mjaft të veçantë në hapësirë – momentin kur dy galaksi përplasen me njëra tjetrën duke gjeneruar një energji të jashtëzakonshme.
Ne e shikojmë këtë “bashkim” të dy galaksive vetëm tani, por në të vërtetë përplasja besohet të ketë nisur 700 milionë vite më parë. Energjia e çliruar nga kjo përplasje ka qenë aq e fortë sa ka emëtuar ndriçim sa 1 trilion diej, duke u shndërruar kështu në objektivin e rradhës për telescopin Webb. Thjeshtë për krahasim, ne dimë se galaksia jonë Rruga e Qumeshtit ndriçon sa për 10 miliardë diej.
Dy galaksitë të quajtura Arp 220 po bashkohen rreth 250 milionë vite dritë larg Tokës në yjësinë Serpens. Pritet që dhe Rruga e Qumështit të përplaset dhe bashkohet me galaksinë më të afërt, Andromeda, megjithatë nuk keni pse të shqetësoheni sepse kjo ngjarje mund të ndodhë pas 10 miliardë vitesh.
Në momentin që dy galaksitë nisën të bashkoheshin, sasia e madhe e gazit dhe e pluhurit nxitën krijimin e një ylli të ri, i cili është i përqëndruar në zonën qendrore, siç mund të shikojmë dhe në fotografi.
“Sasia e gazit në këtë regjion të vogël është e barabartë me të gjithë gazin që gjendet në galaksinë Rruga e Qumështit.” tregon ekipi i NASA në përshkrimin e fotografisë.