Sipas MeteoAlb: Masat ajrore nga veriu i Kontinentit do të diktojnë mot të kthjellët por të ftohtë në vendin tonë, vetëm zonat jugore do kenë prezencë të vranësirave të shpeshta duke krijuar mundësinë për momente të shkurtra me pika shiu. Parashikohet që pasditja të largoj vranësirat nga i gjithë territori shqiptar duke bërë që kthjellimet të jenë mbizotëruese. Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe lehtë në mesditë

duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 18°C. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi, kryesisht Verilindor duke sjelle ne brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim deri ne 3 ballë.

Kosova

Republika e Kosovës do të jetë në dominim e masave ajrore të qëndrueshme, të cilat do të sjellin mbizotërim të kthjellimeve dhe kalime të pakta vranësirash.

Por gjatë pasdites pritet që përkohësisht vranësirat të bëhen më të dukshme në te gjithe Kosoven