temperaturat e javës do të shkojnë deri në 34-35 gradë dhe se Shqipëria do të preket edhe nga deportimi i masave afrikane që do të depërtohen në gadishullin e ballkanit.
Sipas Porjas dita e enjte dhe e premte do të jenë ditët më të nxehta pasi temperaturat do të shënojnë deri në 40 gradë.  Ajo shtoi se personat e moshuar dhe fëmijët duhet të kenë kujdes në orën e pikut kryesisht në orën 10 deri në 14:00.https://www.youtube.com/embed/u2jDZUqbjqQ?feature=oembed

“Kjo javë do të jetë shumë e nxehtë dhe temperaturat pritet të rriten në 34 deri në 35 gradë. Nesër fillon deportimi i masava afrikane të cilat do depërtojnë në gadishullin e ballkanit dhe Shqipërinë duke sjellur temperatura mjaft të larta. Gjatë gjithë javës moti do të jetë mot i kthellët duke përjashtuar të premten ku veriu do të ketë edhe rrebeshe shiu dhe pjesa tjetër e territorit do të jetë me mot të kthjellët dhe të nxehtë. Temperatura do të rriten që nga dita e martë e deri në fundjavë. Ditët më të nxehta do të jenë ditët e enjte dhe e premte dhe temperaturat do të shënojnë 40 gradë celcius kryesisht në qarkun e Elbasanit, Fierit. Në orën e pikut duhet të kenë kujdes të moshuarit dhe fëmijët nga ora 10 deri në 14. Të shtunën dhe të dielën mund të ketë një rënie të temperaturave e lehtë por megjithatë do jetë një fundjavë e nxehtë”, tha Porja

(BalkanWeb)