Për sot, deri në orët e mesditës, pjesa më e madhe e vendit do të paraqitet në ndikimin e kthjellimeve. Por, në orët vijuese shfaqen vranësira të lehta në zonat malore dhe të ulëta, sipas Meteoalb. Ndërsa zonat bregdetare do të mbeten me mot të kthjellimet.
Temperaturat e ajrit do të mbeten të pandryshuara në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 40°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 – 4 ballë.
MeteoAlb