Sonda e dërguar nga Japonia në satelitin tonë natyror i ka mbijetuar natës së vështirë hënore. Nata hënore është e barabarte me dy javë të ftohta pa diell në Tokë.
“Natën e shkuar, në #SLIM u dërgua një komandë dhe morëm një përgjigje,” deklaroi agjencia kombëtare e hapësirës Jaxa në një postim në “X”.
Anija kozmike ishte vendosur në “modalitetin e gjumit” pasi pati një ulje të vështirë në sipërfaqen hënorë në janar. Si pasojë e këtij incidenti, panelet solare të SLIM mbetën të kthyer në drejtimin e gabuar, dhe rrjedhimisht nuk mund të gjeneronin energjinë që i duhej sondës për të funksionuar normalisht.
Një ndryshim i dritës së diellit më vonë, e lejuan që të dërgonte foto të shkrepura gjatë udhëtimit të saj, por sonda fikej sërish sapo rrezet e diellit të zhdukeshin.
Jaxa njoftoi aso kohe se Slim, (Smart Lander for Investigating Moon) nuk ishte e dizajnuar në mënyrë të tillë që të përballonte netët e vështira në Hënë.
“Fakti që SLIM arriti që të rindizet pas natës së gjatë hënore është shumë i rëndësishëm,” u shpreh Dr. Simeon Barber nga Universiteti britanik Open.
“T’i mbijetosh natës në Hënë është një nga sfidat kyçe teknologjike për mbijetesën e robotëve apo misioneve me njerëz në Hënë.”
SLIM është ulur pranë Ekuadorit të Hënës dhe kjo do të thotë se gjatë pasdites temperaturat mund të shkojnë deri në than 100C, kurse gjatë natës hënorë temperaturat shkojnë deri në -130C.