Pjesa veriore dhe verilindore e vendit janë përfshirë nga reshjet e dëborës. Termometri gjatë natës ka zbritur disa gradë nën zero.
Autoriteti Rrugor Shqiptar thotë se qarkullimi në rrugë vijon pa probleme, ndërsa apelon tek drejtuesit e mjeteve të përdorin goma dimërore dhe zinxhirë në zonat ku mund të ketë prezencë akulli.
Njoftimi i ARRSH:
Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje dëbore në akset Bilisht-Kapshticë, Qafë Qarri-Ersekë, në Dardhë, në Voskopojë, Zëmblak-Dogana Goricë, Pukë-Fushë Arrëz, Qafë Mali-Kukës dhe në Valbonë
Temperaturat kanë qenë në vlera negative deri në -3 °C. Mjetet borëpastruese kanë punuar për pastrimin e borës dhe shpërndarjen e kripës pa ndërprerje
Qarkullimi vijon pa probleme në të gjitha akset nacionale. Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet e mësipërme që janë me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugor