Një 26-vjeçar i shpallur në kërkim është vetëdorëzuar në polici. G.Sh., banues në Tiranë ishte dënuar me “Arrest në burg” nga Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
26-vjeçari ishte shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Tempulli 2”.
Ndërkohë po vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni.
Njoftimi i Policisë:
Vetëdorëzohet një 26-vjeçar i shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit “Tempulli 2”, shkon në 78 numri i shtetasve të ndaluar.
Më parë, gjatë zhvillimit të këtij operacioni, janë sekuestruar 14 kg kanabis, 5.3 kg kokainë, 170 gram heroinë, 11 peshore elektronike, 4 armë zjarri pistoleta, 1 armë zjarri automatik, 70 celularë, 11 automjete, 2 186 000 lekë, 11 610 euro dhe 630 paund.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Rinas dhe shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, kanë ndaluar shtetasin:
– G. Sh., 26 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas është vetëdorëzuar në Polici pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.